Perspektivat e zhvillimi rajonal në Shqipëri dhe Kosovë bazuar tek dija

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), një qendër kërkimore e specializuar për Europën Lindore, Qendrore, CIS dhe Ballkanin, mbështetur nga Programi HigherKos i Qendrës për Inovacionin Social (ZSI) në Austri, ka mentoruar projektin kërkimor të Qendrës UET dhe Institutit Riinvest lidhur me zhvillimin e qendrueshëm të bazuar tek dija. Grupi i kërkimit u mentorua nga ekonomisti Roman Römisch si edhe ekspertë të tjerë të wiiw edhe gjatë dy takimeve të realizuara në Vienë për të diskutuar ecurinë e projektit.
Projekti kërkimor përpiqet të analizojë sesi kuadri politikëbërës për ndërtimin e një shoqërie të dijes ndikon më pas në zhvillimin e qendrueshëm rajonal dhe zbaton një metodologji të kombinuar sasiore dhe cilësore duke përdorur të dhëna dytësore, rishikimin e literaturës, intervista gjysëm të strukturuara dhe fokus grupe. Projekti kërkimor identifikon disa nga mangësitë e sistemit të kërkim dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë si edhe sfidat drejt një shoqërie të bazuar tek dija e cila mund të ndikojë më pas edhe zhvillimin rajonal të qendrueshëm.
Në kuadër të projektit kërkimor është realizuar konferenca me titull "Connecting Science and Society for Sustainable Development" e ndërlidhur me projektin Tempus Consus dhe me projektin e Qendrës UET: “Knowledge-based regional development in Albania and Kosovo – Reducing social and economic disparities through social and economic innovation” në korrik 2015.

Referimet janë botuar me Proceedings me ISBN 978-9928-190-41-3 në shtator 2015 në gjuhën angleze.

Kontributet shkencore si më poshtë:

“Research & Development in a knowledge based society: The case of Albania and Kosovo”, research project report by UET Centre and Riinvest Institute.

Dr. Belina Budini: “Media links and political communications in the relationship developments between Albania and Kosovo: analysing the exchanges in public displays”

Dr. Çlirim Duro: “Education as a specialised topic in the press”

Ervis Iljazaj, PhD: “Creating solidarity buying group in Albania”

Gilman Bakalli, PhD:  “Constructing knowledge-based regional advantage: implications for regional innovation policy”.

Elvin Gjevori, PhD: “Why do they fake it? Institutional Legacies and Academic Research in Albania”

Përmbledhja e studimit në Anglisht (pdf)