Programi kërkimor "Shqipëria Inovative 2015-2020

inovacioni

Në vazhdimësi të strukturimit të kërkimit shkencor dhe drejtimit të punës kërkimore të kandidatëve doktoralë sipas Drejtimeve Kërkimore dhe Akseve kërkimore të veçanta të anëtarëve të stafit, UET-i tashmë ka një Program të përgjithshëm kërkimi dhe ndërdisiplinor - ‘Shqipëria Inovative 2015-2020’, nën kujdesin e veçantë të Zv/Rektorit për Shkencën dhe Metodologjinë, Prof. Asoc. Dr. (në proces) Selami Xhepa.

Prof. Assoc. Dr. (in process) Xhepa theksoi në një intervistë për të përditshmen MAPO se “motivi i programit kërkimor vjen nga fjala inovacion, i cili është në fakt edhe prioritet europian.” Lidhur me qasjen ndërdisiplinore ai vlerësoi se “në një botë shumë komplekse si kjo ku gjendet sot njerëzimi, kuptimi dhe interpretimi i fenomeneve ekonomike dhe sociale është e vështirë të realizohet nëse shkencat sociale dhe humane do të mbeten të ndara dhe të izoluara nga njëra-tjetra.”

Ky program synon të prodhojë ekspertizë të nivelit ndërkombëtar në një fushë të caktuar dhe ta kthejë UET-in në një burim të vazhdueshëm dijesh dhe konsulence si për komunitetin akademik, ashtu dhe për aktorë të tretë.

Programi kërkimor përbëhet nga shtatë projekte të mëdha kërkimore të drejtuara nga kërkuesit më senior të institucionit dhe në përbërje të tyre janë më tej drejtimet kërkimore si edhe akset kërkimore. Çdo projekt i madh kërkimor ka në përbërje, krahas kërkuesit senior, post-doktorantë, kërkues junior si edhe doktorantë. Synimi i projekteve kërkimore është nxitja e ndërdisiplinaritetit, kulturës së aplikimit për grante dhe projekte kërkimore, zhvillimi i stafit akademik, ndërlidhja me qendra kërkimore brenda dhe jashtë vendit si edhe kontributi për komunitetin, sektorin privat dhe politikëbërjen përmes publikimit të gjetjeve dhe ndarjes së njohurive me të tretët.

Programi Kërkimor – ‘Shqipëria Inovative 2015-2020’

 

NR.

PK / PROJEKTI KËRKIMOR

KËRKUESI SENIOR

DMK / DREJTIMET E MEDHA KËRKIMORE

DREJTUES SHKENCOR

 

I

POLITIKA, KOMUNIKIMI DHE SHOQËRIA

Prof. Dr. Ferit Duka

Zhvillimi kulturor dhe demokratizimi i shoqërisë shqiptare

Prof. Dr.   Aleksander Dhima

 

Komunikimi: Teknologjia, institucionet dhe komunitetet. Praktikat e reja të komunikimit

PhD. Gilman Bakalli

 
 

Diplomacia, gjeopolitika dhe ndikimi i sigurisë në qeverisje dhe politikëbërje

Prof. Dr. Përparim Fuga

 

II

ZHVILLIMI NËPËRMJET EDUKIMIT

Prof. Assoc. Dr. Tomi Treska

Modele dhe metodologji në mësimdhënie dhe në mësimnxënie

Prof.Asoc.Dr. Edi Puka

 

Impakti i faktorëve psikosocial në zhvillimin dhe edukimin e individit

Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi

 

Politika arsimore, reforma dhe aktorë

Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska

 

III

LIGJI MIDIS EFICENSËS DHE DREJTËSISË

Prof. Asoc. Dr. (në proces) Selami Xhepa

E drejta e biznesit në kuadër të harmonizimit me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare

Prof. Asoc. Dr. Edi Spaho

 

Sektori publik dhe privat në Shqipëri në kontekstin e procesit të integrimit rajonal dhe global

Prof.Asoc.Dr. Arlinda Ymeraj

 

E drejta private në kuadër të harmonizimit me Të drejtën private europiane

Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe

 

IV

E DREJTA DHE INSTITUCIONET PUBLIKE NË TRASFORMIM

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

Marrëdhëniet shtet-shoqëri. Institucione, praktika dhe modele përfaqësimi dhe qeverisje.

Prof. Dr. Ervis Iljazaj

 

Konsolidimi i Shtetit të së Drejtës dhe Demokracisë në Shqipëri

Prof. Asoc. Dr.Migena Leskoviku

 

E drejta ndërkombëtare dhe europiane: Zhvillime aktuale dhe institucionale dhe politike

Prof. Dr.Ksenofon Krisafi

 

V

AXHENDA E RE E RRITJES

Prof. Dr. Luljeta Minxhozi

Rritja ekonomike dhe faktorët përcaktues të saj në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar

Prof. Asoc. Dr. Ermela Kripa

 
 

Burime të zhvillimit të qendrueshëm, modele dhe politika

Prof.Dr. Luljeta Minxhozi

 

E drejta e detyrimeve: Zhvillimet në të drejtën kontraktore në në kushtet e liberalizimit të tregut

Prof. Asoc. Dr. Endira Bushati

 

VI

RISKU-LOJA E TË GJITHË AKTORËVE

Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka

Politikat e tregjeve dhe Institucioneve Ekonomike dhe Financiare

Prof. Dr. Adrian Civici

 

Financë dhe Qeverisje Korporatash

Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka

 

Mirëqeverisje dhe mirëadministrim finance

Prof.Asoc. Dr . Hysen Muceku

 

VII

NGA BIG DATA NË BIG BUISNESS

Prof. Dr. Engjëll Pere

Bashkëveprimi midis tekologjisë dhe teknikave të reja në praktikën e marketingut në Shqipëri

Prof.Asoc.Dr Drita Kruja

 

Menaxhim i sistemeve të informacionit

Prof.Dr. Adriana Gjonaj

 

Strategjia e menaxhimit në kontekstin e globalizimit

Prof.Asoc.Dr Ermira Qosja