Rebus-logo-2Integrim dhe Vlerësim i Njohurive të Sipërmarrjes në Inxhinieri dhe Shkenca Kompjuterike – REBUS

Erasmus+ Aksioni Kyç 2 mbi Rritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë.

Ky projekt ka si synim zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë sipërmarrëse të të diplomuarëve në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri dhe shkenca të tjera Teknike nga Ballkani Perëndimor dhe Rusia si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimëdhënies në praktikë të koncepteve të biznesit.

Impakti direkt i projektit përfshin module të ndryshme, trajnime mbi sipërmarrjen e orjentuar nga praktika, një vlerësim të sistemit duke përfshirë si njësi të aftësive sipërmarrëse përshkruese dhe lidhjen e tyre me vlerësimin dhe sistemin e krediteve (ECTS) dhe sistemeve të certifikimit (EUROPASS), një zgjerim i kurrikulave ekzistuese të studimeve Bachelor, Master dhe atyre Doktorale për të ushqyer  inovacionin dhe sipërmarrjen, klubet studentore të fokusuara në aktivitetet e sipërmarrjes, organizimin e konkurseve lidhur me përgatitjen e planeve më të mira të biznesit të shoqëruara me ndjekje, trajnime, simulime të ndërmarrjeve të biznesit, workshops, konferenca dhe projekte konkrete që konsistojnë në zhvillimin e ideve inovatore të studentëve.

Partner të këtij projekti janë: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Sarajevës, FBiH / UNSA; dieBerater / dB; Universiteti FH JoanneumGesellschaft M.B.H/ FH JOANNEUM; Korporata BlinceGe e Institucioneve të Ndërthurura Arsimore, Universiteti Duisburg Essen / UDE; Universiteti Europian i Tiranës/UET, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit /UEAXH; Kolegji Universum në Prishtinë /UC; Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan /KZUG; Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Podgoricës në Malin e Zi/ UOM; Universiteti Shtetëror i Volgës/ Volga Tech; Universiteti Shtetëror i Telekomunikacionit dhe Informatikës në Siberi / SIBSUTIS.

Për më shumë mbi Erasmus+http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm
Për më shumë mbi Erasmus+ në Shqipëri http://erasmusplus.al/

Drejtues Projekti në UET

Dr. Ketrina Çabiri Mijo
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ue logo"Co-funded by the Erasmus+ Programme of the European Union. This project has been funded with support from the European Commission. This publication [communication] reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein".