sigmaERASMUS MUNDUS – SIGMA AGILE

Eramus Mundus është programi i Komisionit Europian për bashkëpunimin dhe lëvizshmërinë në fushën e arsimit të lartë i cili synon të rrisë cilësinë e arsimit të lartë në Europë dhe të promovojë dialogun dhe mirëkuptimin midis njerëzve dhe kulturave përmes bashkëpunimit me vendet partnere të Bashkimit Europian. Për më tepër Erasmus Mundus është konceptuar si përforcues i kapaciteteve njerëzore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për universitetet përmes shkëmbimit dhe lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit.
Programi Eramus Mundus 2009-2013 përfshin tre aksione kryesore:

Aksioni 1: Programe të përbashkëta Erasmus Mundus për mastera dhe doktoratura përmes bursave për pjesëmarrje në këto programe;
Aksioni 2: Partneritete Eramus Mundus midis insitucioneve të arsimit të lartë Europiane dhe vendeve të treta, ende jo anëtarë të BE-së, përmes bursave për lëvizshmërinë e studentëve, stafit akademik dhe administrative;
Aksioni 3: Promovimi i hapësirës europiane të arsimit të lartë përmes qendrave të ekselencës në nivel botëror.
Për informacione të përgjithshme rreth programit Erasmus Mundus vizitoni

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/programme/about_erasmus_mundus_en.php

Universiteti Europian i Tiranës është pjesë një projektit Eramus Mundus të Aksionit 2, Sigma Agile, të drejtuar nga Universiteti i Varshavës në Poloni dhe në bashkëpunim me universitete si: Universiteti Humbolt-it, Gjermani; Universiteti i Twente-s, Hollandë; Universiteti i Milano-s, Itali; Universiteti i Salzburg-ut, Austri etj. si edhe me universitetet vendase dhe në rajon duke përfshirë Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër; Universiteti Ismail Qemali, Vlorë; Universiteti i Malit të Zi; Universiteti i Sarajevës, BiH; Universiteti i Novi Sad-it, Serbi, etj.
Projekti Eramus Mundus A2 SIGMA AGILE, ‘Aftësimi kritik për inovacionin, rritjen e qendrueshme, lëvizshmërinë dhe punësimin në mjedisin multikulturor të Ballkaninit Perëndimor’, ofron rreth 150 bursa të plota studimi për studentë, kërkues, staf akademik dhe administrativ nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të vizituar një nga universitetet partnere në projekt në Bashkimin Europian. Gjithashtu, ky projekt u mundëson studentëve, kërkuesve, stafit akademik dhe administrativ të universiteteve partnere në Bashkimin Europian të vizitojnë universitetet partnere në Ballkanin Perëndimor në fusha të caktuara studimi. Ky projekt financohet nga Komisioni Europian.
Procedurat e aplikimit, kushtet e pranimit, dokumentat e kërkuara dhe informacione të tjera për Projektin Eramus Mundus A2 SIGMA AGILE mund t’i gjeni në faqen zyrtare të tij në:

www.sigma.uw.edu.pl

Fisha e projektit (kliko këtu)

Sigma Agile – Instructions to Apply (kliko këtu)
Sigma Agile – Presentation (kliko këtu)

Drejtues Projekti UET
Dr. Blerjana Bino
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.