Stafi, këshilli botues, politika botimi, kontakte

Shtëpia Botuese Universitare "UET Press "është pjesë e Universitetit Europian të Tiranës. Në këtë ndërthurrje, "UET Press" dhe "UET" gjenerojnë tek njëri- tjetri jo vetëm ide e debate, platforma e strategji, por edhe njerëz e struktura.

 

 

  Stafi & këshilli botues

          1. Këshilli botues 

    • Kryetar: Henri Çili
    • Anëtar: Adrian Civici
    • Anëtar: Ylljet Aliçkaj
    • Anëtar: Alfred Lela
    • Anëtar: Belina Budini

           2. Departamenti i botimeve 

      • Drejtor për botimet: Alda Bardhyli (cv)
      • Ekspert i përkthimeve: të ndryshëm, në varësi të librit dhe përvojës
      • Dizajn: Besnik Frashni
      • Përkthyesit: të ndryshëm, në varësi të librit dhe përvojës
      • Redaktorët e termave: përgjegjësit e departamenteve UET
      • Financier: Ilirjan Kushta
      • Administrator: Mario Çili

Politikat e botimit

“UET Press” është Shtëpia Botuese e Universitetit Europian të Tiranës. Themelimi dhe promovimi i UET Press nën ombrellën e Universitetit Europian të Tiranës është i shumëfishtë, por linjat kryesore të veprimtarisë së tij mund të përmblidhen në: • Botimet e librave universitarë, të ndarë në dy nënlinja të rëndësishme: botimi i teksteve mësimorë të përgatitur për arsye mësimdhënieje nga pedagogët e UET-it dhe përkthimet e librave universitarë. 

• Botimet e monografive, esseve, studimeve dhe revistave shkencore, të përgatitura nga pedagogë të UET-it ose edhe nga autorë të tjerë, specialistë të fushave të ndryshme që bëjnë pjesë në botën akademike dhe kërkimore shqiptare, të cilët vetë UET, në bashkëpunim me UET-Press, i inkurajojnë të botojnë punimet e tyre shkencore.

• Botimet e veprave që trajtojnë ngjarje e zhvillime që kanë ndodhur në Shqipëri në dy dekadat e fundit, pas shembjes së sistemit komunist, pjesë e misionit të UET për t’u treguar brezave që vijnë historinë e Shqipërisë, në formën e publicistikës, studimit, kritikës letrare ose jo, albumit, historisë, kujtimeve etj.

Këto botime i vijnë në ndihmë kujtdo: studentëve të rinj dhe atyre me synime edhe më akademike, në nivel bachelor, master dhe doktorature, pedagogëve dhe studiuesve, si dhe profesionistëve të fushës e dashamirësve të leximit. Me këtë dinamikë zhvillimi, botimet UET Press po krijojnë një rrymë gjithmonë e më cilësore në rrjedhën e mendimit intelektual shqiptar. Përzgjedhja titujve kalon nëpër filtra shumë selektivë, në përputhje me parametrat e standardet e botimit të “UET Press”. Kjo përzgjedhje i besohet Këshillit Botues të Universitetit Europian të Tiranës përbërë nga Henri Çili, Alfred Lela, Adrian Civici dhe Ylljet Aliçkaj. UET Press respekton dhe zbaton të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi me autorët, në përputhje me legjislacionin e shtetit shqiptar, ose të shtetit ku është marrë e drejta e botimit. Çdo vit, UET Press boton, afërsisht, 30 tituj të rinj.    

Kontakte

Adresa: Godina kryesore e Universitetit Europian të Tiranës. Blv. "Gjergj Fishta", Nd. 70, Tiranë, Shqipëri.

Kontakt: e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.