Shkëmbimet Erasmus

Që nga fillimi i skemës së re të financimit Erasmus+ në vitin 2014, UET ka bërë një progres të suksesshëm duke punuar me universitetet kombëtare, rajonale dhe të BE-së në disa Projekte të Erasmus +: 12 Projekte të lëvizshmërisë dhe 7 Marrëveshje dypalëshe për shkëmbime studentore, duke përfshirë: studime në nivelin Bachelor, Master dhe doktoraturë; Trajnime në biznese; Erasmus + Master Kredi. Programi gjithashtu ofron mundësi për stafin për të ndërmarrë aktivitete për zhvillim profesional, përfshirë trajnime apo mësimdhënie.

Programi Erasmus + i Komisionit Evropian ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimin e Rinisë. Erasmus + do të ofrojë mundësi për më shumë se 4 milionë evropianë për të studiuar, trajnuar, për të fituar përvojë pune dhe vullnetare jashtë vendit.

Për informacione të detajuara referojuni seksionit Shkëmbime Ndërkombëtare

Person kontakti për studentet

Lutjona Lula

Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.