SHKENCA EKONOMIKE

Programi i doktoratës në Shkenca Ekonomike, është një shkallë e epërme e studimit universitar i cili kërkon që të ofrojë në përputhje me filozofinë e Universitetit Evropian të Tiranës, trajtim dhe zgjidhje për problemet me të cilat përballet shoqëria bashkëkohore shqiptare nëpërmjet krijimit të shkencëtarëve të cilët kanë një formim akademik që u lejon të ofrojnë një mendim të thelluar shkencor, një mendim analitik të plotë. Gjithashtu Universiteti Europian i Tiranës, vë në dispozicion të kandidatëve për doktorë, infrastrukturat, metodologjitë, dhe informacionet shkencore më të plota dhe të gjera në fushën e shkencave ekonomike. Kandidatët për gradën shkencore doktor, do të kryejnë një studim të thelluar në një fushë të përcaktuar qartë të problemeve ekonomike, në të cilën do të dëshmojnë një qasje shteruese për sa i përket teorisë ekonomike dhe një aftësi analizuese e aplikuese në përputhje me problemet e shoqërisë sonë. Kjo synohet të arrihet duke zhvilluar marrëdhënie të ngushta pune e bashkëpunimi me një ose më shumë pedagogë dhe duke shkruar si bashkautorë me ta studime, kumtesa apo artikuj.

Programi doktoraturës organizohet në katër drejtime kryesore:
a - Financë
b - Menaxhim
c - Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm
d - Menaxhim i Sistemeve të Informacionit

PLANI MËSIMOR – PROGRAMI I DOKTORATËS NË SHKENCA EKONOMIKE
Nr. Emërtimi i aktivitetit ECTS
1 Metoda kërkimi të avancuara 1 10
2 Metoda kërkimi të avancuara në shkenca ekonomike 2 10
3 Teori bashkëkohore ekonomike 1 10
4 Teori bashkëkohore ekonomike 2 5
Zgjedh 1 nga drejtimet e mëposhtme  
Profili: FINANCË  
5 Teori dhe studime të avancuara në Financë 15
Profili: MENAXHIM  
5 Teori dhe studime të avancuara në Menaxhim 15
Profili: EKONOMI-ZHVILLIM I QËNDRUESHEM  
5 Teori dhe studime të avancuara Makroekonomi Zhvillimi 15
Profili: MENAXHIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT  
5 Teori dhe studime të avancuara në MIS 15
     
6 Provimi për gjendjen teorike të disiplinës (Comprehensive exam) 10
  TOTALI    60