SHKENCA JURIDIKE

Programi i Doktoratës në Shkenca Juridike i përgatit studentët e doktoratës të ndërmarrin në mënyrë të pavarur kërkim, zhvillim dhe detyra mësimdhënie në fushën e të drejtës. Si pjesë e programit të doktoratës, studentët e doktoratës do të familjarizohen me çështjet, metodologjitë shkencore, teoritë dhe zhvillimin historik të fushës së të drejtës. Programi u jep mundësi doktorantëve që në mënyrë të pavarur dhe kritike të aplikojnë metodat e kërkimit të së drejtës dhe të krijojnë njohuri të reja brenda lëmit së të drejtës që është fusha e tyre e përqendrimit. Studentët e doktoratës duhet të ndërmarrin, brenda një fushe të mirëpërcaktuar të së drejtës, kërkim të pavarur dhe të hartojnë një temë akademike të standardeve të larta. Si pjesë e programit të doktoratës, kandidatët mund të marrin pjesë në mjedise juridike të tjera kërkimore, kombëtare ose ndërkombëtare dhe mundësisht të bashkëpunojnë me mjedise kërkimore në sektorët privatë dhe publikë.

Programi doktoraturës organizohet në këto drejtime:
a - E Drejtë Publike
b - E Drejtë Ndërkombëtare
c - E Drejtë Civile
d - E Drejtë Biznesi

PLANI MËSIMOR – PROGRAMI I DOKTORATËS NË SHKENCA JURIDIKE
Nr. Emërtimi i aktivitetit ECTS
1 Metoda kërkimi të avancuara 1 10
2 Metoda kerkimi të avancuara në shkenca juridike 2 10
3 Teori bashkëkohore juridike 1 10
4 Teori bashkëkohore juridike 2 5
Zgjedh 1 nga drejtimet e mëposhtme  
Profili: E DREJTË PUBLIKE  
5 Teori dhe studime të avancuara në të Drejtën Publike 15
Teori dhe studime të avancuara në të Drejtën Penale 15
Profili: E DREJTË NDËRKOMBËTARE  
5 Teori dhe studime të avancuara në të Drejtën Ndërkombëtare 15
Profili: E DREJTË CIVILE  
5 Teori dhe studime të avancuara në të Drejtën Civile 15
Profili: E DREJTË BIZNESI  
5 Teori dhe studime të avancuara në të Drejtë Biznesi 15
     
6 Provimi për gjendjen teorike të disiplinës (Comprehensive exam) 10
  TOTALI    60