E Drejtë Private dhe Biznesi

Program i avancuar akademik në fushën e së drejtës private dhe të biznesit. Ai synon të thellojë njohuritë shkencore të studentit, në mënyrë që t’u përgjigjet proceseve mintegruese në të cilat është futur legjislacioni shqiptar dhe kërkesave të tregut të punës. Ky program është i fokusuar në studimin shkencor të fushave më kryesore të së drejtës private si: e drejta civile, tregtare, e drejta financiare etj, por në të njëjtën kohë, edhe në trajtimin e problemeve të reja juridike që janë shfaqur tashmë në fushën e së drejtës private. Profilizimi në fushën e së Drejtës Private dhe të Biznesit nuk i privon ata nga mundësia që të angazhohen, gjithashtu, edhe në institucione të tjera, si në gjykata, në prokurori, në profesionet e lira (avokati ose noteri), si dhe në institucione të tjera qendrore e lokale, në sektorin publik ose privat.

MSh - E DREJTE PRIVATE DHE BIZNESI - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi në shkencat juridike 6
2 I 2 Teknikë legjislative 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Studime të avancuara në të drejtën private 6
2 I 1 E drejta e korporatave 6
3 I 1 E drejta civile e krahasuar 6
4 I 2 E drejta tatimore dhe doganore 6
5 I 2 Procedurë civile e krahasuar 6
6 II 1 Studime të avancuara në të drejtën e punës dhe sigurimeve 6
7 II 1 E drejta e pronësisë intelektuale 6
8 II 2 E drejta bankare 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: E drejtë private
1 II 1 Pasuritë e paluajtshme 6
3 I 2 Çështje të së drejtës ekonomike 6
Profili: E drejtë biznesi
1 I 2 E drejta e konkurrencës 6
2 II 1 E drejta e falimentimit dhe arbitrazhi 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

 Ku mund të punosh pas studimeve

• Avokat
• Noter
• Jurist në shoqëritë tregtare
• Jurist në shoqëritë shtetërore
• Jurist në institucione të ndryshme shtetërore
• Jurist në organizmat ndërkombëtare
• Jurist në sistemin bankar dhe financiar
• Pedagog në programet e studimit të ciklit të parë