E Drejtë Penale

Ky program studimi synon të formojë ekspertë dhe specialistë cilësorë si në aspektet teorike ashtu edhe në aftësitë praktike aplikative në fushën e të drejtës penale dhe drejtësisë penale. Ndër objektivat kryesorë të programit mund të përmendim pajisjen e studentëve me njohuritë themelore teorike të nevojshme për nivelin master i shkencave, praktikat bashkëkohore të vendit dhe të huaja në lidhje me veprimtarinë e organeve të drejtësisë penale dhe agjensitë e zbatimit të ligjit, përvojën dhe eksperiencën shqiptare të pasur edhe me praktikën tonë gjyqësore por dhe jurisprudencën ndërkombëtare në këtë fushë.

Programi synon kompetenca të orientuara, të thelluara dhe specializuara në lidhje me fushën e të drejtës penale dhe proceduriale penale, veprimtarinë e organeve të drejtësisë penale, politikën penale, parandalimin e kriminalitetit dhe programet rehabilitues e komunitare, të parë jo vetëm të lidhura me sistemin tonë ligjor por edhe me qasje krahasimore. Ky master mund t’u shërbejë edhe atyre profesionistëve të cilët veprimtarinë e tyre profesionale e kanë të lidhur qoftë edhe indirekt me trajtimin e çështjeve që preken nga legjislacioni penal dhe drejtësia penale. Gjithashtu ky master mund t’u shërbejë për avancim dhe thellim të njohurive edhe kategorisë së profesionistëve aktualë të tjerë si gjyqtarë, prokurorë, apo edhe profesionistë të të tjerë të së drejtës të cilët duan të vazhdojnë studimet e ciklit të tretë – atë të doktoraturës në fushën penale.

  MSh - E DREJTË PENALE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë  
1 I 1 Metoda kërkimi në shkencat juridike 6
2 I 2 Teknikë legjislative 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 E drejta kushtetuese e krahasuar 6
2 I 1 E drejta penale e krahasuar dhe ndërkombëtare 6
3 I 1 Të drejtat e njeriut (debati dhe jurisprudenca) 6
4 I 2 Studime të avancuara në të drejtën administrative 6
5 I 2 E drejta penale ekonomike 6
6 II 1 Studime të avancuara në të drejtën europiane 6
7 II 1 Procedurë penale e krahasuar 6
8 II 2 Kriminologji-Penalogji 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Kriminalistikë
1 I 2 Kriminalistikë 6
2 II 1 Mjekësi ligjore-psikiatri gjyqësore 6
Profili: Çështje të reja të Sigurisë
1 I 2 Çështje të sigurisë ndërkombëtare 6
2 II 1 Krimi i organizuar dhe Terrorizmi 6
Profili: Të drejtat e Njeriut
1 I 2 Gjykatat ndërkombëtare 6
2 II 1 E drejtë e migracionit dhe refugjatit 6
Profili: Praktikë kushtetuese dhe administrative
1 I 2 Drejtësi kushtetuese 6
2 II 1 Kontrolli i ligjshmerisë së aktit administrativ 6
Profili: E drejtë ndërkombëtare
1 II 1 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
2 I 2 Gjykatat ndërkombëtare 6
Profili: E drejtë europiane
1 II 1 E drejta e migracionit dhe refugjatit 6
2 I 2 E drejta e detit 6
Profili: Projekte Europiane
1 I 2 Programet dhe projektimi i financimeve të BE 6
2 II 1 Teknikat e hartimit dhe vlerësimit të projekteve të BE 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36
         
         
SHËNIM: Programi është në proces licensimi nga MAS.  

Ku mund të punosh pas studimeve
-    Avokat;
-    Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ);
-    Jurist në administratë publike në pozicione që lidhen me legjislacionin penal, politikën penale, drejtësinë penale;
-    Pedagog në fushën e së drejtës penale;
-    Kërkues shkencor;
-    Juristëve që duan të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës për ta projektuar karrierën e tyre si gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm.