Komunikim Marrëdhënie Publike

Ky master synon të aftësojë studentët në studimin e thelluar të teorive dhe modeleve bashkëkohore të komunikimit, të ndarasipas disa prej fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikë, në shoqërinë civile, biznes etj. Masteri, synon gjithashtu, tëpërgatisë ekspertë komunikimi të aftë për t’u angazhuar në menaxhimin e marrëdhënieve publike në sektorë të ndryshëm. Theks i veçantë i vihet forcimit të aftësive konkreteprofesionale përmes studimit të strategjive bashkëkohore, si dhe modeleve më të suksesshme të komunikimit publik.

  MSh - KOMUNIKIM - MARREDHENIE PUBLIKE - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale          6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Teoritë e aplikuara të komunikimit 6
2 I 1 Konceptim dhe menaxhim fushatash 6
3 I 1 Komunikimi në biznes 6
4 I 2 Praktikum i Marrëdhënieve Publike 6
5 I 2 Komunikimi masiv bashkëkohor 6
6 II 1 Reklama dhe Promocioni 6
7 II 1 Antropologji e Komunikimit 6
8 II 1 Analizë Kritike e Ligjërimit 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: Studime dhe Teoritë e Komunikimit
1 I 2 Studime Semiotike 6
2 II 1 Sociologjia e komunikimit 6
Profili: Marredhenie Publike
1 I 2 MP të organizatave 6
2 II 1 MP politike 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS / 36 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Drejtues i marrëdhënieve publike në ndërmarrjet publike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në administratën shtetërore
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në partitë politike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në organizatat ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri
  • Zëdhënës
  • Këshilltar për marrëdhëniet publike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në ndërmarrjet e mëdha private
  • Ekspert i komunikimit dhe i marrëdhënieve publike në agjencitë private që ofrojnë shërbimemarketingu (agjenci reklamash, agjenci marketingu, etj)
  • Angazhim publik dhe politik