Marrëdhënie Ndërkombëtare

Ky program synon formimin akademik dhe profesional të specialistëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë tradicionale dhe asaj publike. Kjo do të arrihet përmes një formimi metodologjik të thelluar që do t’i pajisë studentët me instrumentet, metodat dhe modelet e nevojshme për një studim të thelluar akademik, shkencor dhe profesional në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe në thellimin e teorive dhe debateve bashkëkohore të disiplinës, në përgjithësi dhe për çështje të caktuara, në veçanti.

  MSh - MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistike sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Mendimi politik 6
2 I 1 Analizë e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare 6
3 I 1 Diplomaci publike dhe ekonomike 6
4 I 2 Politikë e jashtme e krahasuar 6
5 I 2 Teori dhe modele konflikti 6
6 II 1 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare 6
7 II 1 Politikat e BE-së 6
8 II 1 Studime të avancuara në të drejtën ndërkombëtare 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: Studime Strategjike
1 I 2 Çështje të sigurisë ndërkombëtare 6
2 II 1 Çështje të strategjisë 6
Profili: Organizatat Ndërkombëtare
1 II 1 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
2 I 2 Negociim ndërkombëtar 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Institucione ose organizata të ndryshme ndërkombëtare ose rajonale në Shqipëri ose jashtë saj
  • Shërbimi diplomatik të Republikës së Shqipërisë
  • Qendra dhe institucione studimore me objekt marrëdhëniet ndërshtetërore, politikat e sigurisë në rajon, bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare
  • Sektorë të medias në Shqipëri që fokusohen në analizën e politikës ndërkombëtare dhe rajonale
  • Sektorë të ndryshëm të administratës shtetërore, fokusuar në marrëdhëniet politike, ekonomike-tregtare ose të sigurisë me rajone dhe vende të ndryshme të botës