Sociologji - Antropologji Sociale

Ky program Master synon të përgatisë sociologë me një formim të thelluar dhe të avancuar në teoritë sociologjike dhe antropologjisë sociale. Programi fokusohet në disiplina dhe fusha të tilla, si: sociologjia politike dhe problemet e tranzicionit e të konsolidimit demokratik, sociologjia urbane, problemet e zhvillimit ekonomik, social e kulturor, sociologjia e sjelljes devijante dhe e krimit, sociologjia e globalizimit etj. Synimi është që studentët të kualifikohen në dy role kryesore: në rolin akademik, si studiues të dukurive dhe problemeve shoqërore dhe në rolin e praktikuesit të dijes sociologjike, pra në fushën e sociologjisë së aplikuar.

  MSh - SOCIOLOGJI-ANTROPOLOGJI SOCIALE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë  
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Mendimi politik 6
2 I 1 Teoritë sociologjike bashkëkohore 6
4 I 2 Antropologji politike 6
5 I 1 Të drejtat e njeriut (debati dhe jurisprudenca) 6
6 I 2 Komunikimi masiv bashkëkohor 6
7 II 1 Opinioni publik, sondazhet dhe demokracia 6
3 II 1 Konceptim me menaxhim fushatatsh 6
8 II 1 Antropologji e komunikimit 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Sociologji Organizimi
1    II 1 Sociologji e organizatave 6
2 I 2 Sociologji pune 6
Profili: Antropologji Sociale
1 I 2 Teoritë antropologjike 6
2 II 1 Etnografi 6
Profili: Mirëqeverisje
1 II 1 Qeverisja dhe demokracia lokale e krahasuar 6
2 I 2 Teori dhe modele zhvillimi 6
Profili: Kriminologji
1 I 2 Sociologji e krimit dhe sjelljes deviante 6
2 II 1 Mjekësi ligjore - psikiatri gjyqësore 6
Profili: Menaxhim i Burimeve Njerëzore
1 I 2 Sociologji e punës 6
2 II 1 Lidershipi në organizatë 6
Profili: Anketim Tregu
1    I 2 Statistikë e aplikuar 6
2 II 1 Marketing strategjik 6
Profili: Projekte Europiane
1 I 2 Programet dhe Projektimi i Financimeve të BE-së 6
2 II 1 Teknikat e hartimit dhe vlerësimit të projekteve të BE-së 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS / 36 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Pedagog i sociologjisë në shkollat e larta
  • Mësues i sociologjisë në shkollat e mesme
  • Studiues në institucione kërkimore-shkencore në fushën e shkencave sociale
  • Konsulent në institucione të administratës publike, në organet e ruajtjes së rendit ose në organizata të biznesit
  • Specialist pranë grupeve të ndryshme të interesit ose në shoqata që mbrojnë interesa të caktuara
  • Analist për çështje politike, ekonomike e kulturore në mediet e vendit
  • Menaxher i burimeve njerëzore në institucione dhe organizata biznesi etj.