Menaxhim Biznesi

Formon ekspertë dhe specialistë cilësorë, me njohuri të plota në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e menaxhimit të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha; njësive të ndryshme të shërbimit, si agjenci turizmi e transporti, institucioneve arsimore e shëndetësore, të medias së shkruar e asaj televizive; menaxhimit dhe analizës së politikave publike të institucioneve publike qendrore e lokale, OJF-ve etj. Një objektiv i veçantë është dhe kompletimi i njohurive në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore, karrierës, legjislacionit të punës dhe sjelljes organizative.

MP: MENAXHIM BIZNESI - 60 ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimit të avancuara (+Statistikë) 6
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT /3 lëndë
I - TË DETYRUESHME PËR TË GJITHË / 3 lëndë      
1 1 Menaxhim financiar 6
2 2 Menaxhimi operacional 6
3 2 Menaxhim cilësie 6
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë      
Profili MENAXHIMI I SME-VE
1 1 Aftësi menaxheriale 6
2 2 Teoritë e sipërmarrjes dhe krijimi i biznesit të ri 6
Profili MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE DHE KARRIERËS
1 2 Sociologjie punës 6
2 1 Lidershipi në organizatë 6
Profili INSTITUCIONE DHE ADMINISTRIM PUBLIK
1 1 Menaxhimi i sektorit publik dhe administrata 6
2 2 Vlerësimi i Politikave Publike 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2 Praktikë / internship 10
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 1-2 Punimi i diplomës 14

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Ekspertë e drejtues në sektorin e menaxhimit në biznese të llojeve të ndryshme prodhuese, shërbimesh e tregtare;
  • Menaxherë të kualifikuar të agjencive turistike e të transportit,të reklamave e atyre publicitare, të institucioneve e strukturave të sistemit edukativ e arsimor, shëndetësor, mjedisor etj;
  • Menaxherë të bizneseve të specializuara në aktivitete import-eksporti;
  • Menaxherë dhe drejtues në sektorin financiar, në bankat dhe sigurimet në sferën e marketingut financiar dhe në shërbimet për klientët;
  • Menaxherë të media marketingut, medias së shkruar dhe asaj televizive në përgjithësi, etj.