Informatikë e Aplikuar

Ky program synon të formojë ekspertë dhe specialistë cilësorë në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e menaxhimit të bazës së të dhënave, teknologjisë së informacionit, dizenjimit dhe zhvillimit të aplikimeve dhe biznesit elektronik. Programi ndërthur njohuritë në këto fusha, të kombinuara me njohuri të fushës ekonomike dhe asaj menaxheriale. Studentët pajisen me njohuritë themelore teorike, praktikat bashkëkohore kombëtare/ndërkombëtare në fushën e analizës, dizenjimit dhe implementimit të aplikacioneve të teknologjisë se informacionit në fusha të ndryshme.

FORMULARI I REGJISTRIMIT TË LËNDËVE / SEMESTRI I PARE / 2017-2018
       
MP: INFORMATIKA E APLIKUAR - 60 ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Kërkime operacionale 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT   
/ 3 ose 5 lëndë*  
1 1 Menaxhim i Sistemeve të Informacionit 6
2 1 Menaxhim Rrjetash Kompjuterike 6
3 1 Aplikimi i Sistemit të Informacionit 6
       
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë  
Profili Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh  
1 2 Advanced Software Development Tools 6
2 1 PHP dhe MySQL -  Web Development 6
Profili Bazë të dhënash  
1 2 SQL Server dhe Reporting platforme 6
2 1 Administrim Baza të Dhënash (i avancuar) 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2 Praktikë / internship 10
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 1-2 Punimi i diplomës 14

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Ekspertë dhe drejtues në biznese të llojeve të ndryshme, përfshirë ato projektuese, zbatuese, prodhuese dhe tregtare;
  • Ekspert dhe drejtues në sektorin publik apo privat që aplikon sistemet e informacionit, përfshirë bizneset, sistemin bankar, institucionet qendrore dhe ato vendore, dhe OJF-të;
  • Ekspert dhe drejtues në institucione e projekte ndërkombëtare si BE, Banka Botërore, PNUD, BERZH, etj.
  • Ekspert dhe drejtues për tregun e komunikimeve elektronike, përfshirë operatorët e telekomunikacioneve si dhe mediat elektronike; e- ekspert dhe drejtues në sektorin social dhe në sektorin e arsimit publik apo privat.