Marrëdhënie Publike

Ky master ka për objektiv të formojë specialistë në fushën e marrëdhënieve publike, të aftë për të ndërmjetësuar aksionin e aktorëve të ndryshëm shoqërorë, të biznesit, të politikës ose të sektorit të shoqërisë civile me publikun dhe median, në funksion të prezantimit ose të reklamimit të produktit të tyre në tregun e mallrave, shërbimeve ose të hapësirës publike. Studenti, përmes programit kupton sistemet aktuale të komunikimit dhe të medias dhe aftësohet të përdorë me efikasitet teknikat e duhura për të ndërmjetësuar shërbimet dhe produktet me publikun dhe median. Studentët mund të realizojnë në mënyrë të specializuar kontaktin produkt- treg ose publik.

MP: MARREDHENIE PUBLIKE - 60ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi të avancuara + Statistikë sociale 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 ose 5 lëndë
1 1 Teoritë e aplikuara të komunikimit 6
2 1 Konceptim dhe menaxhim fushatash                        6
3 2 Praktikum i Marredhenieve Publike 6
       
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë  
Profili MP per Sektorin Komercial
1 1 Menaxhimi i mediave të reja dhe dizajn 6
2 2 Menaxhim Eventesh 6
Profili MP Politike dhe Institucionale
1 1 MP politike 6
2 2 MP të organizatave  6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2 Praktikë / internship** 10
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 2 Punimi i diplomës 14

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Drejtues i marrëdhënieve publike në administratën shtetërore;
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në ndërmarrjet publike;
  • Zëdhënës në të gjitha kategoritë e mësipërme;
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në partitë politike;
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në organizatat
  • Ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri;
  • Këshilltar për marrëdhëniet publike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në ndërmarrjet e mëdha private;
  • Ekspert i komunikimit dhe i marrëdhënieve publike në agjencitë private që ofrojnë shërbime marketingu (agjenci reklamash, agjenci marketingu etj)
  • Angazhim publik dhe politik.