Shkenca Politike

Ky master formon politologë, të cilët kanë kryer një fakultet të parë dhe janë angazhuar ose duan të angazhohen në fushën e politikës, të administrimit të çështjeve publike ose në fushën e kërkimeve politike. Ky program synon që, duke theksuar lëndët me karakter praktik, të aftësojë studentët për t’u përfshirë në aktivitete konkrete të administrimit politik dhe publik. Masteri ka karakter të fortë profesional për të krijuar njohuritë bazë dhe të aplikuara të profesionit të politologut ose të kërkuesit -politik.

MP: SHKENCA POLITIKE - 60 ECTS
    2017- 2018-Semestri - II  
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi të avancuara + Statistikë sociale 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 ose 5 lëndë
1 1 Mendimi politik 6
2 1 Konceptim dhe menaxhim fushatash 6
3 2 Opinioni publik, sondazhet dhe demokracia  6
       
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë  
Profili Sjellja dhe Strategjitë Politike
1 3 MP politike 6
2 2 Lëvizjet e reja politike 6
Profili Politika Publike
1 2 Menaxhimi i sektorit publik dhe administrata  6
2 3 Vleresimi i politikave publike 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2-3 Praktikë / internship** 10
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 1-2 Punimi i diplomës 14
       
* Studentët që ndjekin programin me 60 kredite ndjekin vetëm tre lëndët e para.  
** Praktika për programin me 60 kredite ka 10 kredite  

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Këshilltar ose specialist në administratën publike
  • Këshilltar ose specialist pranë partive politike në organizim dhe menaxhim fushatash elektorale
  • Specialist në organizata jofitimprurëse ose në institucione kërkimore
  • Specialist pranë grupeve tëndryshme të interesit ose në shoqata që mbrojnë interesa të caktuara
  • Analist ose gazetar për çështjet politike dhe publike në mediat e shkruara
  • Eskpert fushatash elektorale,
  • Ekspert sondazhesh dhe anketimesh politike,
  • Menaxher projektesh të lidhura me politikë-bërjen,
  • Konsulent politik
  • Specialist PR-i politik, etj.