Mësuesi

Ky program është një risi për të gjithë mësuesit dhe edukatorët në mjedise edhe përtej klasave. Synon zhvillim profesional në terma të gjatë. Ky program ka ndikim të drejtpërdrejt në praktikën në klasa dhe i aftëson mësuesit të zgjidhin nevoja të ndryshme të nxënësve dhe i fuqizon për të përmirësuar shkollat dhe mësimdhënien. Masteri në Shkenca Edukimi është i krijuar për të promovuar të menduarit kritik dhe përmirësimin vendimmarrje profesionale. Studentët do të marrin njohuri mbi çështjet aktuale të edukimit përmes kërkimit individual dhe diskutimeve në seminare. Për mësuesit e interesuar në politikat e edukimit dhe administrimin shkollor, lidershipin apo kërkimin shkencor, ky master siguron një bazë të fortë për mundësi të mëtejshme, si specialistë në edukim apo në studimet doktorale.

MP: MËSUESI - 60 / ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi të avancuara + Statistikë sociale 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 ose 5 lëndë
1 1 Teoritë e shkencave të edukimit 6
2 1 Teknologjtë e reja në mësimdhënie dhe mësimnxënie 6
3 2 Didaktikë pedagogjike 6
       
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE /2 lëndë  
1 2 Vlerësimi dhe standardet në edukim 6
2 2 Administrim shkollor 6
1 1 Pedagogji organizative 6
1 2 Psikopatologji e moshës së hershme dhe adoleshencës 6
1 1 Edukim i specializuar 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2 Praktikë / internship** 10
       
F- PUNIMI I DIPLOMËS       
1 2 Punimi i diplomës 14

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Administratë publike qendrore e vendore
  • DAR/ZA
  • Sektorë të Marrëdhënieve me Publikun
  • Drejtoritë e politikave të edukimit në prefekturë, qark, bashki e komunë
  • Agjencitë autonome pranë MASH
  • Pedagogë në nivelin Bachelor
  • Në sektorin e këshillimit
  • Në OJF-të e fushës