Psikologji Shkollore

Programi përgatit studentët për të aplikuar parimet e psikologjisë klinike dhe të këshillimit në diagnoza dhe trajtime për sjelljen problematike të fëmijevë dhe adoleshentëve në sferat sociale, emocionale e akademike brenda mjediseve të shkollës. Ky progam thekson respektin për diferencat mes individëve, zgjidhjen bashkëpunuese të problemeve dhe ndërhyrjet me bazë empirike. Programi përfshin studimin e teorive, testimin , vëzhgimin dhe shumë procedura për të vlerësuar zhvillimin edukativ, personalitetin, inteligjencën dhe aftësitë motorike si edhe strategji për ndërhyrje terapeutike për fëmijët dhe familjet, identifikimin dhe klasifikimin e paaftësive dhe çrregullimeve që prekin të mësuarit; planifikimin e shërbimeve psikologjike të shkollës, praktikë mbikëqyrëse këshillimi, etj.

MP: PSIKOLOGJI SHKOLLORE  60 / ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi të avancuara + Statistikë Sociale 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 ose 5 lëndë*
1 1 Teoritë në këshillim dhe psikoterapi 6
2 2 Psikologji shkollore 6
3 1 Psikologji e shëndetit 6
       
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE /2 lëndë  
       
1 2 Psikopatologji e moshës së hershme dhe adoleshencës 6
2 1 Edukim i specializuar 6
3 1 Pedagogji organizative 6
4 2 Teknikat e këshillimit të fëmijës dhe adoleshentit 6
       
E- VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2 Praktikë / internship** 10/28
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 2 Punimi i diplomës 14
       
* Studentët që ndjekin programin me 60 kredite ndjekin vetëm tre lëndët e para.  
** Praktika për programin me 60 kredite ka 10 kredite, për atë me 90 kredite ka 28 kredite.

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Psikologë në shkolla,
  • Në institucione të arsimit publik dhe privat,
  • Në administratën qendrore e vendore,
  • Drejtori arsimore,
  • Media vizive dhe të shkruar
  • Specialistë të shëndetit mendor dhe edukimit,
  • Konsulentë apo trajnues të pavarur, në OJQ dhe OJF me projekte të ndryshme psikosociale, etj.