Marketing

Formon ekspertë dhe specialistë cilësorë në aspektet teorikee veçanërisht praktike aplikative në fushën e tregjeve, të standardeve, marketingut, reklamës dhe promocionit, çmimeve, etj. Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, me praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe me përvojën shqiptare në fushën e ndërtimit, funksionimit dhe menaxhimit të strukturave të specializuara në fushën e marketingut, të promocionit dhe reklamave në sektorë të ndryshëm të biznesit dhe të ekonomisë, në përgjithësi, analizës dhe funksionimit të tregjeve specifike, psikologjisë së marketingut dhe negociatat në marketing etj.

MP: MARKETING - 60 ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi të avancuara (+ Statistikë) 6
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 lëndë
I - TË DETYRUESHME PËR TË GJITHË /3 lëndë      
1 2 Kërkimi Marketing 6
2 1 Reklama dhe promocioni 6
3 2 Marketing strategjik 6
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë      
Profili SHËRBIME DHE TURIZËM
1 2 Marketing shërbimesh 6
2 1 Tregje dhe strategji turizmi 6
Profili INOVACION & TREGJE STRATEGJIKE
1 1 Ekonomia dhe menaxhimi inovacioneve  6
2 2 E-Marketing 6
Profili MARKETING BANKAR DHE FINANCIAR
1 2 Tregu bankar dhe institucionet e tij 6
2 1 Marketingu bankar dhe i sigurimeve 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2 Praktikë / internship 10
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 1-2 Punimi i diplomës 14
  • Ekspertë e drejtues të zyrave të marketingut, shitjeve dhe marrëdhënieve me klientët në biznese të llojeve të ndryshme;
  • Ekspertë e drejtues të agjencive turistike, të reklamave e atyre publicitare, shërbimeve të ndryshme, etj;
  • Ekspertë dhe drejtues të bizneseve të specializuara në aktivitete import eksporti;
  • Drejtues në sektorin financiar, në bankat dhe sigurimet në sferën e marketingut financiar dhe për shërbime për klientët;
  • Ekspertë të media marketingut, medias në përgjithësi etj.