E Drejtë Private

Programi i studimit synon të formojë profesionistë të së drejtës private me dije të avancuara juridike lidhur me çështjet më të mprehta të së drejtës në vend dhe më gjerë. Në përfundim të programit studenti do të ketë njohuri të thelluara të rregullimit ligjor dhe praktikës gjyqësore në fushat e studimit dhe do t’ë jetë i aftë të japë opinione dhe zgjidhje të informura lidhur me to.

Programi avancon qasjen praktike ndaj çështjeve të së drejtës private me një theks të veçantë ndaj praktikës gjyqësore. Fokusohet veçanërisht në çështje të së drejtës civile dhe procedurës civile, krahas çështjeve me natyrë tregëtare. Synohet të zhvillohet sensi analitik i studentit dhe avancimi i njohurive dhe kompetencave që plotësojnë formimin e kandidatëve që përtej këshillimit, synojnë edhe përfaqësimin gjyqësor.  

MASTER PROFESIONAL: E DREJTË PRIVATE - 60/90 ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi në shkencat juridike 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 ose 5 lëndë  
1 1 Studime të avancuara në të drejtën private 6
2 2 Procedurë civile e krahasuar 6
3 2 E drejtë tatimore dhe doganore 6
4 1 E drejtë civile e krahasuar 6
5 1 Studime të avancuara në të drejtën e punës dhe sigurimeve 6
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë    
Profili E drejtë private
1 2 Çështje të së drejtës ekonomike 6
2 3 Pasuritë e paluajtshme 6
Profili Ekonomiks
1 2 Teori dhe modele zhvillimi 6
2 3 Ekonomi ndërkombëtare 6
Profili Biznes
1 2 Teoritë e sipërmarrjes dhe krijimi i biznesit të ri 6
2 3 Aftësi manaxheriale 6
Profili Politike fiskale
1 2 Analizë buxheti (nacional dhe lokal) 6
2 3 Politika fiskale dhe sisteme tatimore 6
Profili Praktikë administrative
1 2 Drejtësi kushtetuese 6
2 3 Kontrolli i ligjshmerisë së aktit administrativ 6
Profili Auditim dhe Kontroll i Brendshëm
1 2 Kontrolli i brendshem dhe auditi 6
2 3 Qeverisje, Risk dhe Etikë 6
Profili Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
1 3 Lidershipi në organizatë 6
2 2 Sociologji e punës 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE    
1 2-3 Praktikë / internship** 10/28
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS    
1 1-2 Punimi i diplomës 14
       
* Studentët që ndjekin programin me 60 kredite ndjekin vetëm dy lëndët e para.  
** Praktika për programin me 60 kredite ka 10 kredite, për atë me 90 kredite ka 28 kredite.  
       
SHËNIM: Programi është në proces licensimi nga MAS.  

Ku mund të punosh pas studimeve

-    Staf i studiove avokatore;
-    Ekspert ligjor/përfaqësues në gjykatë i institucioneve shtetërore apo kompanive private;
-    Mundësi punësimi në sektorë që kërkojnë njohuri të posaçme në fushën e së drejtës private.