Drejtësi

Programi realizohet nëpërmjet kurseve të posaçme të disa lëndëve, që synojnë t’i formojnë më tej studentët, nëpërmjet zgjerimit, thellimit ose edhe plotësimit të njohurive që ata kanë marrë në ciklin e parë të studimeve. Fjala është për ata që dëshirojnë të ingranohen shpejt në tregun e punës, me një formim të posaçëm profesional të mëtejshëm. Ata mund të angazhohen në profile të ndryshme, zakonisht të karakterit administrativ në gjykata, prokurori, dhomën e avokatëve ose të noterëve, si dhe në institucione të tjera qendrore e lokale, në sektorin publik ose privat. Një drejtim tjetër i angazhimit është përfshirja në sektorët, ku kërkohen njohuri të posaçme për të drejtën ndërkombëtare dhe atë europiane. Ky master ka karakter të qartë profesional formon brenda një periudhe 12 mujore juristë me njohuritë bazë dhe të aplikuara të këtij profesioni.

MP: DREJTËSI - 60 ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi në shkencat juridike 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 4 ose 6 lëndë
I - TË DETYRUESHME PËR TË GJITHË / 2 ose 4 lëndë*      
1 1 Studime të avancuara në të drejtën publike 6
2 2 Studime të avancuara në të drejtën administrative 6
3 1 Të drejtat e njeriut (Debati dhe Jurisprudenca) 6
       
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë  
Profili E drejta administrative
1 2 Drejtësi kushtetuese 6
2 3 Kontrolli i ligjshmerisë së aktit administrativ 6
Profili E drejtë europiane
1 3 E drejta e migracionit dhe refugjatit 6
2 1 Studime të avancuara në të drejtën europiane 6
Profili E drejtë ndërkombëtare
1 3 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
2 2 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE        
1 2-3 Praktikë / internship** 10
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS       
1 1-2 Punimi i diplomës 14
       
* Studentët që ndjekin programin me 60 kredite ndjekin vetëm tre lëndët e para.
** Praktika për programin me 60 kredite ka 10 kredite  

Ku mund të punosh pas studimeve

    Jurist në institucione të ndryshme të administratës shtetërore
    Asistent avokat
    Asistent noter
    Ndihmës dhe asistent në zyrat juridike
    Angazhim publik dhe politik
    Jurist në ndërmarrjet private
    Jurist në ndërmarrjet publike;
    Jurist në organizatat ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri
    Këshilltar juridik