Articles

Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit

Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Studimet që zhvillohen në degët e Ekonomisë, Biznesit, Menaxhimit, Teknologjisë së Informacionit janë shumë cilësore dhe të preferuara për një masë të gjerë studentësh. Kjo, sepse cikli i zhvillimit të ekonomisë globale i kërkon dhe tregu i punës, gjithashtu, i thërret në mënyrë të vazhdueshme. Fakulteti Ekonomik në UET, në mënyrë të veçantë ofron studentët më të mirë, për t’u bërë pjesë e nismës me shpresën dhe idenë e madhe se do të jenë ata që do të drejtojnë ekonominë, do të menaxhojnë, marketojnë produktet në tregje të hapura, do të gjejnë burime prodhimi në tregjet financiare, do të ndërlidhin më mirë dhe më shëndetshëm tregjet, për të evituar krizat. Studentët që diplomohen në ekonomi qëndrojnë gjatë në tregun e punës, punësohen shpejt, sepse profilet që kanë programe ekonomike janë profile që kërkohen fort nga ky treg pune. Një tjetër degë që ofron Fakulteti Ekonomik në UET është edhe Teknologjia e Informacionit. Është një nga degët që e kërkojnë të gjitha profesionet, por në mënyrën më të natyrshme i kërkon Ekonomiku. Mjetet teknologjike janë bërë të përdorshme nga të gjithë, por t’i përdorësh këto mjete në mënyrë fitimprurëse duhet të studiosh programet e studimit në teknologjitë e informacionit. Në UET këto programe janë hapur në vitin akademik 2010-11 nën Fakultetin Ekonomik.

devider1Dekani

Luljeta-MinxhoziProf. Dr. Luljeta Minxhozi

Mbështetur në filozofinë e UET-së, Fakultetit Ekonomik kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Shqipëri, rajon e më gjerë.
Fakulteti Ekonomik ofron diploma në të tre ciklet e studimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë dhe përbëhet nga 3 departamente: Departamenti i Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit si edhe Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës.

Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore, në eksperiencën dhe përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, në programe e tekste mësimore moderne e të asimilueshme, në metoda mësimdhënieje cilësore, që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësitë e duhura për specializim të mëtejshëm, në njërin nga drejtimet që ofrohen në programet e fakultetit.
Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik përbëhet nga 30 pedagogë, diplomuar në universitetet shqiptare dhe ato prestigjoze perëndimore, me përvojë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.


Përtej dijeve teorike që përftohen në auditorët e UET-së, studentët e Fakultetit Ekonomik, janë pjesë aktive e debateve, leksioneve të hapura, konferencave, praktikave e projekteve kërkimore shkencore, nën drejtimin e ekspertëve të fushës - shqiptarë e të huaj. Fakulteti Ekonomik në UET është në pararojë të risive të fushave që mbulojnë diplomat e këtij fakulteti dhe është i hapur për bashkëpunime dhe horizonte të reja.

devider1LISTA E PROGRAMEVE TE STUDIMITdevider1DEPARTAMENTET

Financë
Ky departament përgatit ekonomistë të specializuar në problemet financiare, kontabël, banka, shoqëri sigurimesh, në pozicionin e financierit, kontabilistit, etj.

Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka

Personeli Akademik

Të brendshëm     Të jashtëm 2013 - 2014
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Elvin Meka Prof. Asoc. Dr.   1 Dori Risilia Prof. Asoc. Dr.
2 Anilda Bozdo Prof. Asoc. Dr.   2 Mateo Spaho PhD
3 Magdalena Bregasi Prof. Asoc. Dr.   3 Bilal Kola PhD
4 Arbi Agalliu Dr.   4 Hysen Muceku Dr.
5 Ermela Kripa Dr.   5 Gentjan Taga EKR
6 Mimoza Kaçi Doktorant   6 Nevila Cara Ekspert Kontabel
7 Elona Shehu Doktorant   7 Valbona Dode ACCA
        8 Reita Seseri MND, ACCA candidate
        9 Endrita Xhaferaj MA
        10 Holtjana Bello Doktorant
        11 Sonila Imeraj Doktorant
        12 Orkida Ilollari Doktorant

devider1Menaxhim dhe Ekonomiks
Përgatit ekonomistë të specializuar në problemet e përgjithshme të teorisë ekonomike e financiare,  menaxhimit të bizneseve të kategorive të ndryshme, bizneseve private ose publike të llojeve të ndryshme, merret me problemet e rritjes ekonomike dhe zhvillimit, kontabilitetin nacional dhe bankat, ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare, hartimin e strategjive, ekonomiko-sociale e sektoriale, kërkimeve të avancuara.
Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Oltjana Zoto

Të brendshëm     Të jashtëm 2013 - 2014  
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Adrian Civici Prof. Dr.   1 Donika Kërçini Prof. Dr.
2 Engjëll Pere Prof. Dr.   2 Edlira Gjuraj Prof. Asoc. Dr.
3 Luljeta Minxhozi Prof. Dr.   3 Drita Kruja Prof. Asoc. Dr.
4 Ermira Qosja Prof. Asoc. Dr.   4 Diana Leka Dr.
5 Kreshnik Bello Prof. Asoc. Dr.   5 Ledia Thoma Dr.
6 Arben Bakllamaja Prof. Asoc. Dr.   6 Manuela Meçe Dr.
7 Eniel Ninka PhD   7 Nikolin Pano Dr.
8 Oltjana Zoto Prof. Asoc. Dr.   8 Soana Jaupllari Dr.
9 Besarta Vladi Doktorant   9 Endri Xhaferaj Doktorant
10 Evis Gjebrea Doktorant   10 Ketrina Çabiri Doktorant
11 Genti Beqiri Doktorant   11 Alda Thomaj Doktorant
12 Manol Simo Doktorant   12 Denada Topuzi Doktorant
13 Saimir Suma Doktorant   13 Leonard Boduri Doktorant
  14 Herion Ndreka Doktorant

devider1Informatikë, Matematikë dhe Statistikë
Teknologjia e informacionit po shpërndahet më gjerësisht sesa në kuptimin tradicional të kompjuterave apo teknologjive e rrjetit dhe po integrohet më shumë me teknologjitë e tjera si përdorimi i celularëve, televizioneve dhe të tjera, gjë që po rrit kërkesën për punë të tilla, pothuajse në çdo shoqëri apo institucion.
Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli

Të brendshëm     Të jashtëm 2013 - 2014  
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Indrit Baholli Prof. Asoc. Dr.   1 Aleksandër Biberaj Prof. Asoc. Dr.
2 Hysen Binjaku Prof. Asoc. Dr.   2 Elida Hoxha Prof. Asoc. Dr.
3 Mimoza Durrësi PhD   3 Elena Myftaraj Dr.
4 Ani Sharko (Dasho) Dr.   4 Eglantina Zyka Dr.
5 Avis Andoni Doktorant   5 Agim Kasaj MBA
6 Teuta Xhindi Doktorant   6 Alban Karapici MND, MBA
7 Erind Hoti Doktorant   7 Alfred Daci Doktorant
  8 Kristal Hykaj Doktorant
        9 Oskeol Gjoni Doktorant
        10 Erdet Këlliçi Doktorant
        11 Tomi Thomo Doktorant
        12 Oltion Fociro Doktorant