Fakulteti Juridik
Më i miri në procesin e rankimit, me programe studimi të modeleve bashkëkohorë, një trupë akademike me eksperiencë, pedagogë me përvojë, juristë me emër të mirë, prakticienë të së Drejtës, figura të njohura nga fusha e Drejtësisë, anëtarë apo ish anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, me aktivitete të larmishme që i përgatisin me seriozitet studentët për tregun e punës, Fakulteti Juridik në Universitetin Europian të Tiranës mbetet një prej zgjedhjeve më të mira për të rinjtë. Ai konsiderohet si një nga degët kryesore në të gjitha nivelet e studimit; Bachelor, Master Profesional apo të Shkencave dhe në studimet e Doktoraturës. Sot, çdo ent e institucion shtetëror, sektor juridik, drejtori juridike e deri te bizneset e mesme private është i lidhur ngushtë me një avokat apo jurist.Fakulteti Juridik në UET ofron programe studimi bazuar në modelet më të mira bashkëkohore. Fakulteti Juridik në UET ka parime strikte dhe të panegociueshme sa i takon cilësisë që mbështetet në filozofinë e tij. Fryma dhe metodat e universiteteve perëndimore bashkëveprojnë me përvojën e terrenit shqiptar, për të ndikuar e përshtatur atij. Përpos mësimdhënies cilësore, e cila tashmë është e dokumentuar dhe verifikuar nga Kompania Gjermane CHE, e kontraktuar për të kryer procesin pilot të rankimit të universitetve në vend, Një vend të veçantë në Fakultetin Juridik zë edhe revista shkencore “Jus&Justicia”, e cila ka marrë edhe iSSN, që tregon për njohjen ndërkombëtare dhe mbetet e hapur për artikuj shkencorë juridikë për këdo, edhe për studentë. Studentët e Fakultetit Juridik trajnohen herë pas here për të vënë në praktikë të gjitha dijet e marra, me anë të aktiviteteve që organizohen në UET.
![]()
Dekani i Fakultetit Juridik

Dr.ÇLIRIM GJATA
Studimet universitare janë një moment publik, sepse të gjithë studentët ndodhen së bashku në një universitet. Jeta e secilit e kapërcen të tyren, si pjesë e një bote me të gjerë publike që përcakton skenën për të gjitha momentet private. Pikërisht kjo është sfida e parë e jetës intelektuale të çdo të riu. Ky është një fakultet i ligjit, që studion ligjin. Çdo njeri ka ëndrrat e veta mbi ligjin. Imagjinoni se çfarë mund të nënkuptojë sundimi i ligjit për çdo njeri në këtë planet, kur misioni i tij përmbushet. Ju duhet t’i bëni tuajat ambiciet e ligjit. Në botën që gjallon mbi këtë vend të lashtë dhe të ndërlikuar, që quhet Shqipëri, ju do të zbuloni se këto ambicie janë të vështira për t’u arritur. Mos u tërhiqni nga kjo sfidë! Përballuni me të! Fitoni! S’keni rrugë tjetër. Kur t’i hidhni kapelat me shprehjen: “Po, unë ja dola” do të shihni se ia ka vlejtur. Ia kanë vlejtur i gjithë ankthi i fillimit, e gjithë sfida, lodhja, netët pa gjumë, ndeshja me shkencën dhe profesionin; të gjitha kënaqësitë ngjarjet dhe fenomenet që ndeshen rrugës. Ruajeni një vend në zemrën tuaj për idealizmin e Fakultetit të Drejtësisë në UET.
![]()
DEPARTAMENTET
E Drejtë private
Përgatit studentët me njohuri shtesë lidhur me të drejtën e biznesit, të drejtën tregtare, të drejtën e pronësisë, të drejtën e kontratave etj dhe njohuri të qëndrueshme për sistemin ekomomik, format e reja ekonomike, etj.
Shefi i departamentit Dr. Çlirim Gjata
E drejtë publike
Përgatit studentët me një njohje të thellë të së drejtës publike, së drejtës kushtetuese, së drejtës administrative si dhe marrëdhëniet e tyre me sistemin politik.
Shef departamenti Prof. Asoc. Dr. Migena Leskoviku
![]()
Diplomat dhe Profesionet
MSH “E DREJTË PUBLIKE DHE NDËRKOMBËTARE”
- Avokat
- Noter
- Jurist në administratë publike (niveli qendror/vendor) si dhe në pozicione drejtuese apo që kërkojnë kualifikim
- Jurist në institucione të pavarura (p.sh. KLSH, Avokati i Popullit, Avokati i Prokurimeve, etj.)
- Jurist në firma/biznese private
- OPGJ
- Staf akademik
- Ka të drejtë të konkurrojë në Shkollën e Magjistraturës për Gjyqtar dhe Prokuror
- Kërkues në institucione kërkimore-shkencore
- Jurist në OJF vendase/ të huaja dhe organizma ndërkombëtare.
MSH ”E DREJTË PRIVATE DHE BIZNESI”
- Avokat/noter
- Jurist në administratë publike si dhe në pozicione drejtuese apo që kërkojnë kualifikim
- Jurist në firma/biznese private
- Staf akademik
- Ka të drejtë të konkurrojë në Shkollën e Magjistraturës për Gjyqtar dhe Prokuror
- Jurist në sistemin bankar
MP “DREJTËSI”
- Avokat
- Noter
- Jurist në administratë publike (niveli qendror/vendor) si dhe në pozicione drejtuese apo që kërkojnë kualifikim
- Jurist në institucione të pavarura (p.sh. KLSH, Avokati i Popullit, Avokati i Prokurimeve, etj.)
- Jurist në firma/biznese private
- OPGJ
- Staf akademik
- Ka të drejtë të konkurrojë në Shkollën e Magjistraturës për Gjyqtar dhe Prokuror
- Kërkues në institucione kërkimore-shkencore
- Jurist në OJF vendase/ të huaja dhe organizma ndërkombëtare.
JURIDIK I PËRGJITHSHËM
- Jurist (specialist) në institucione të administratës publike (qendrore/vendore)
- Jurist në institucione të pavarura
- Jurist në firma private
- Asistent avokat/noter
- Jurist në bankë
- Jurist në OJF vendase/ të huaja

